
| Dhjetë vite në Xhaminë e qytetit në Bujanoc |
|
Allahu i Lartësuar i meriton lavd-falënderimet. Përshëndetjet, selamet, salvatet ia kushtoj Pejgamberit tim, Muhamedit sal-Allahu alejhi ve selem. Allahu im! Të lutem më jep sinqeritet “ihlas” në fjalë dhe vepra. Sot është 27 janari i vitit 2012, sot i mbushi dhjetë vite detyrë imami në Xhaminë e qytetit në Bujanoc. Sikur sot e kujtoj ditën e parë dhe namazi imi i parë në këtë xhami ishte namazi i iqindisë. Shumë çka ka ndryshuar, xhamia disa herë është shtuar për shkak të nevojës për hapësirë, shumë punë janë bërë. Shumë ndryshime për së mirë dhe mbari kanë ndodhur me lejen e Allahut të Lartësuar. El-hamdu lilah dukshëm është prosperuar por ka edhe shumë punë për të bërë për ngritjen e kualitetit dhe cilësisë në të gjitha fusha. Shumë xhamatlinjë tani nuk janë në jetë, po edhe shumë të tjerë janë prezentë. I kujtoj shumë xhematlinjë që tani nuk janë në mesin tonë me trup por burrëria e tyre po vazhdon së ekzistuari. Lus Allahun e Lartësuar ti falë dhe ti mëshiron të gjithë ata që e kishin dertin e Dinit të Allahut. Padyshim që kemi edhe më shumë xhamtlinjë që kanë dert fenë e Allahut të Lartësuar. Allahu i forcoftë të gjithë. Vërtetë shumë punë janë bërë, e gjithë kjo ka ndodhë me dëshirën dhe vullnetin e Allahut, pastaj edhe besimtarët e xhamisë kanë qenë dashamirës të Kuranit dhe Sunetit. Për disa momente me mall kujtoj hutbet, derset, organizimet, takimet me xhematin. Vërtetë për mua është një krenari dhe privilegj e pazëvendësueshme si imam xhamie, sepse kjo për mua nuk është profesion por MISION. Por diçka tjerë më bënë të jem i shqetësuar dhe vërtetë e kam dert këtë çështje. Vërtetë pak diçka është punuar, sa për ilustrim të bëj një llogari vetëm te hutbet e xhumasë ku ia kam pas bë detyrë vetes të jem më i përkushtuar. Për së afërmi kemi 50 javë në vit brenda dhjetë viteve kemi 500 javë që do të thotë janë 500 hutbe. Po thuajse më së paku në çdo hutbe të xhumasë janë shpjeguar nga dy (2) ajete të Kuranit dhe nga dy (2) hadithe nga suneti. Totali i bie: dy mijë ajete dhe hadithe (2000). E çështje tjera nga fikhu, tefsiri, teuhidi, historia, sirja, etj. Shqetësimi im është se tërë këtë që e kam bërë, a e ke pranuar Allahu prej meje??!! Vëllezër dhe motra! Këtë dert e kam?!! Lutuni te Allahu, për mua. E lus Allahun të më falë, dhe krejt këtë pak punë që e kam bërë ta pranoj prej meje. Allahu im! Më falë, më mëshiro, dhe veprat e mia pranoj, nëse ti nuk më mëshiron, dhe pak këtë punë nëse ti nuk e pranon prej meje atëherë e ardhmja ime do të jetë e pavlerë. Allahu im të lutem me emrat Tua të bukur dhe cilësitë Tua të larta dhe me emrin Tënd të madhin pranoje veprat. Allahu im! ma lehtëso rrugën e davetit, misionit të shenjtë, deri sa të jetoj në dynja. Të gjithë ata që i lexojnë këto pak rreshta në fund të luten për mua që Allahu të më falë, dhe të më jap sinqeritet në davet.
Pergaditi: Ulvi FEJZULLAHU
27/ janar/2012 |