ballina.png

‎10. Projekti i ditës së Bajramit

Kujdes, shumë kujdes, pasi sezoni i mirësive nuk ka përfunduar. Kjo ditë është dita e dhjetë e Dhul-hixhes. Vlera e veprave të mira vazhdon. Mos e humb kohën në këtë ditë me gjëra të padobishme.

 

Bajramin mos e llogarit si festë duke bërë mëkat. Kujto urtësitë e Bajramit, si një ditë falënderimi, përkujtimi, bamirësie. Kujdes që të mos të biesh në gjëra të ndaluara (harame), si muzika, përzierja e gjinive etj., që të mos jenë shkak për degradimin e veprave të mira që ke vepruar gjatë dhjetë ditëve.
Mëso se dita më me vlerë e vitit është dita e Bajramit. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Dita më e vlefshme tek Allahu është dita e Bajramit, pastaj dita që vjen pas saj.” 

Plani i kësaj dite:
1. Fillo me namazin e Bajramit, duke qenë i gëzuar dhe i qeshur para muslimanëve.
2. Mbaj lidhjet me farefisin, prindërit, të afërmit, shokët.
3. Ther kurban.



 

Kategoria aktuale  : Kreu Porosi Porosi ‎10. Projekti i ditës së Bajramit